Sopranoja Marigona Qerkezi debuton në Royal Opera House në Londër

12 Qershor, 2025 - 9:55 am

Sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi do të bëjë debutimin e saj në skenën e famshme të Royal Opera House në Londër në rolin e Leonorës në operën “Il Trovatore” të Giuseppe Verdit.

“Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë lumturinë time”, ka shkruar ajo.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të ngjitem në këtë skenë legjendare dhe të sjell në jetë njërën nga heroinat më pasionante dhe më të fuqishme të Verdit,” shprehet tutje artistja.

Datat e debutimit: 9, 12, 16 dhe 19 korrik.

Kjo është një arritje madhështore për artisten dhe një moment historik për kulturën shqiptare në skenat ndërkombëtare./ KultPlus.com

Të ngjajshme