Teatri i shqiptarëve të Kroacisë pjesëmarrës në festivalin e Bosnjes

25 Gusht, 2021 - 1:58 pm

Leonard Hamitaj, aktor dhe regjisor, themelues dhe drejtuesi i Teatrit Mërgimtari, njëkohësisht drejtuesi i Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari”, në një rrëfim për “Diellin” rrëfen pritshmëritë e Teatri Mergimtari që do të përfaqësohet në festivalin teatror “Skena pa kufi” në Tuzell të Bosnjes e Hercegovinës me datë 26.08.2021, nga ku do të marrin pjesë trupat teatrore të rajonit.

Regjisori Leonard Hamitaj shprehet se së afermi teatri i shqiptarëve të Kroacisë do të ketë premierën e komedisë “Pacienti i dr. Froidit” të autorit kroat Miro Gavran, bashkëpunim i Teatrit Mërgimtari të Kroacisë me disa aktorë e regjizorë nga Shqipëria. Një sukses për Tetarin Mërgimtari ishte pjesëmarrja në Festivalin e Monodramës Albamono që u zhvillua në Maliq të Korçës me monodramen “Lopata e Artë” në Korrik 2021, ku Leonard Hamitaj u vlerësua me çmimin për regjinë më të mirë të shfaqjes ndër pjesëmarrësve të teatrove të Rusisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut e Serbisë.

Regjisori Leonard Hamitaj shprehet se Teatri Mërgimtari, funksionon në Zagreb në kuadër të Shoqatës Teatrore Shqiptare të Kroacisë dhe ka filluar veprimtarinë e tij prej vitit 2013, ndërkohë ka përgatitur 8 premiera dramash, komedish, recitalesh dhe ka një sfond të pasur prej 35 shfaqjesh, të luajtura në skenat e teatrove të Kroacisë, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, të Sllovenisë, të Austrisë e Gjermanisë. Ky teatër është shembulli më i mirë i artistëve shqiptarë në diasporë, pasi gërsheton dhe promovon dy kulturat shqiptare e kroate, duke i ofruar publikut kroat dramaturgjinë shqiptare në gjuhën kroate, ndërsa publikut shqiptar të diasporës dhe të trojeve shqiptare vepra të autorëve kroatë në gjuhën shqipe.

Regjisori Leonard Hamitaj shpjegon me detaje se Teatri Mërgimtari ndër vite ka zhvilluar aktivitete shumë të suksesshme si: në vitin 2013- Mbrëmje poetike “Shqiponjes dua t’i ngjaj” një spektakël multimedial me pjesëmarrjen e studentëve shqiptarë të Zagrebit, u vu në skenën e Teatrit të Kukullave të Zagrebit në bashkepunim me Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare të Zagrebit. Po në këtë vit më 2013-Spektakël poetiko-muzikor “Rini thuaja kënges …” – një shfaqje me vepra të autorëve më të njohur të letërsisë shqiptare nga Rilindja deri në ditët e sotme, performuar nga studentë shqiptarë nga Zagrebi nën drejtimin e regjisorit Leonard Hamitaj. Në vitin 2014-Shfaqje e dramës “Dy të shtëna në Paris” nga autor Pellumb Kulla, me regji të Leonard Hamitaj, u vu në skenë në Teatrin e Kukullave-Zagreb dhe në Teatrin Capodistria në Koper-Slloveni, në bashkëpunim me Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare të Zagrebit. Po në këtë vit më 2014-Shfaqje e komedisë “8 persona plus” nga autor Ferdinand Radi, u vu në skenë në Zagreb, në teatrin e Koperit-Slloveni, në Teatrin Kombetar në Prishtinë, në Teatrin e Tetovës, nën drejtimin e Leonard Hamitaj dhe në bashkëpunim me Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare ë Zagrebit dhe Ministrinë e Diasporës së Kosovës. Po në këtë vit më 2014-Shfaqje e fëmijëve, komedia “Çimi dhe roboti budalla”, interpretuan nxënësit e mësimit shqip të shkollave të Prefektures së Zagrebit, skenariste Melita Orešković e regjizor Leonard Hamitaj.

Në vitin 2015-Recital “Kur fjalët i merr era”, mozaik poetiko-muzikor me vepra të autorëve shqiptarë dhe botërorë, interpretuan nxënësit dhe studentët shqiptarë të Zagrebit, ndërsa në kitarë interpretuan studentët kroatë të profesorit Xhevdet Sahatxhiju, regjizor Leonard Hamitaj. Recitali u financua nga Këshilli i pakicës kombëtare shqiptare të Zagrebit. Në vitin 2015-Pjesëmarrje në provimin e librit të autorit Aleksandar Stipčević “Kultura tradicionale e arbëneshëve të Zares”, botim në gjuhën shqipe, bashkëpunim i Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të Zagrebit, Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci ‟Mërgimtari”, ku aktorët interpretuan pjesë nga libri, poezi, tregime e anegtoda arbëneshe. Viti 2016-Pjesëmarrje në promovimin e botimit në kroatisht të romanit “Otelo, arapi i Vlores” të autorit Ben Blushi, interpretime të pjesëve nga libri nga Leonard Hamitaj, organizuar nga Shtëpia botuese Ljevak. Në vitin 2016-Koncert gala me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, recital i studentëve të Zagrebit dhe ansamblit të Shoqatës Iliria të Koperit, drejtues koncerti dhe regjisor Leonard Hamitaj.

Koncerti u financua nga Këshilli shqiptar i Zagrebit dhe Bashkia e Zagrebit. Po në këtë vit më 2016-Koncert me rastin e 103 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku morën pjesë: këngëtarja shqiptare Ludmilla Baballeku, muzikanti Arben Zhezha, aktorët e Teatrit Mërgimtari, Ansambli Sloge e KUD Ogranak Seljačke. Koncerti u financua nga këshillat shqiptarë të Zagrebit dhe Velika Gorices. Në vitin 2017-Shfaqja e komedisë “Burri i gruas sime” nga autori kroat Miro Gavran u vu në skenë në gjuhën shqipe, në teatrot e Zagrebit, Stuttgartit, Linzit dhe Prishtinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Kosovës, u financua nga Bashkia e Zagrebit. Regjisor e aktor i shfaqjes është Leonard Hamitaj. Po në këtë vit më 2017-Premiera e tragjikomedisë “Ata hyjnë pa trokitur” nga Armada Bora e interpretuar në Zagreb dhe në Rijeka. Ajo u interpretua në Kroaci nga Teatri Shqiptar MËRGIMTARI, Autori: Armand Bora, përkthyer nga Giulian Hamitaj, Aktorët: Ana-Marija Burušić dhe Leonard Hamitaj, muzikë nga Vedran Kojić. Regjisorët: Leonard Hamitaj & Armand Bora. Në vitin 2017-Pjesëmarrje në hapjen solemne të seminarit të mësuesve shqiptarë të gjuhës shqipe të rajonit, me interpretimin e pjesës ”Plisi”, që u mbajt në qytetin e Velika Gorices. Në vitin 2018-Pjesëmarrje në takimin e teatrove të Zagrebit me tragjikomedinë “Ata hyjnë pa trokitur” ku i dhanë vlerësime pozitive nga juria: kritike e teatrit Mira Muhoberac, regjizorja Ivana Peroš dhe dramaturgu Zlatko Krilić.

Në vitin 2018-Shfaqje e dramës satirike “Tre mendje në ankand” të autorit Ferdinand Hysi, përkthyer nga Bashkim Fazlliu, me regji të Leonard Hamitaj, interpretim në gjuhën kroate nga aktorë multinacionalë: Leonard Hamitaj, Enisa Majer, Arjana Bali, Vedran Kojić, Miroslav Medaković. Premiera u dha në teatrin e Zagrebit dhe u mbajt një turne shfaqjesh në të gjithë Kroacinë si në qytetet e Zares, Osijekut, Rijekes etj. Në vitin 2019- Pjesëmarrje në takimin teatror të Zagrebit SKAZ me “Tri mendje në ankand”. Po ashtu në vitin 2019-Premiera dhe shfaqjet e monodramës “Lopata e Artë” nga Ferdinand Hysi, me regji të Leonard Hamitaj, u interpretuan në teatrot e Vlorës, Durrësit, Fierit, Tiranës në Shtator 2019, dhe në Zagreb më 8 Nëntor 2019 në Teatrin Mala Scena. Po ashtu në vitin 2020- Pjesëmarrje me monodramën “Lopata e Artë” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Shkup Skupfest më 23 Shtator 2020. Financimi i shfaqjeve bëhet nga Këshilli Për Pakicat Kombëtare e Ministria e Kulturës së Kroacisë, si dhe nga Bashkia e Zagrebit. Teatri Mërgimtari, teksa përmbyll rrëfimin e tij për Diellin, regjizori Leonard Hamitaj, shprehet se është oazi kulturor dhe shpirtëror i shqiptarëve të Kroacisë dhe jo vetëm./dielli/ KultPlus.com

Të ngjajshme