Teatri ‘Muharrem Qena’ në Mitrovicë rikthehet me komedinë ‘Një vrasje e vogël aksidentale’

17 Janar, 2024 - 11:00 pm

Teatri “Muharrem Qena” në Mitrovicë ka filluar procesin e punimit të projektit të parë për vitin 2024, përcjell KultPlus.

Regjisore e shfaqjes është zgjedhur Marigona Bekteshi Ferati, ku do të punohet komedia “Një vrasje e vogël aksidentale” nga Jean Pierre Martinez.

Fisnik Ademi, Irena Aliu, Artan Hetemi, Qendresa Kajtazi do të janë aktorët që do t’i jetësojnë personazhet e ksaj vepre.

Asistente regjie është Ardiana Mehmeti.
Salla e teatrit “Muharrem Qena” siç dihet është në renovim dhe në këtë rast premiera do të shfaqet në teatrin e Vushtrrisë.

Gjatë këtij viti pritet që të punohen edhe 2-3 projekte tjera./KultPlus.com

Të ngjajshme