Tenori Saimir Pirgu rikthehet në skenën prestigjioze të teatrit ‘San Carlo’ në Napoli

16 Shtator, 2023 - 10:30 pm

Tenori Saimir Pirgu është rikthyer në një nga skenat më prestigjioze dhe monumentale në Europë, në teatrin “San Carlo” të Napolit, në një bashkëpunim me regjisorin Ferzan Ozpetek.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e kulturës në Shqipëri, Elva Margariti.

KultPlus ju sjell postimin e saj të plotë:

Kënaqësi e madhe kur sheh se si yjet shqiptarë shkëlqejnë në skenat botërore.

Tenori Saimir Pirgu është rikthyer në një nga skenat më prestigjioze dhe monumentale në Europë, në teatrin “San Carlo” të Napolit, në një bashkëpunim me regjisorin Ferzan Ozpetek.

Një Pinkerton i duartrokitur gjatë, në operën e Giacomo Puccinit, “Madama Butterfly”.

Urimet më të përzemërta Saimir Pirgut, një shembull pune këmbëngulëse e sakrificash për gjithë brezin e ri! / KultPlus.com

Të ngjajshme