The Handke Project do të vazhdojë aventurën e tij në Teatrin e Beogradit

9 Qershor, 2022 - 9:48 am

The Handke Project do të vazhdojë aventurën e tij në Teatrin e Beogradit, ku do të shfaqet për dy ditë radhazi (9 dhe 10 qershor), shkruan KultPlus.

The Handke Project, ose drejtësi për marrëzitë e Peter-it, një projekt teatror ndërkombëtar që ka bërë bashk një kastë të artistëve nga Kosova, Franca, Italia, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Gjermania, Maqedonia, Shqipëria e Mali i Zi.

Në kastën e aktorëve të kësaj shfaqjeje është edhe aktori i mirënjohur shqiptar nga Parisi, Arben Bajraktaraj. Aktorë të tjerë të angazhuar janë edhe Ejla Bavćić e Teatrit Kombëtar të Sarajevës, Adrian Morina e Verona Koxha nga Kosova, aktori shqiptaro-italian Klaus Martini dhe aktorja nga Mali i zi Anja Drljević.

Shfaqja është produksion teatrot i Qendrës Multimedia nga Prishtina, në bashkëpunim me Mittelfest & Teatro della Pergola (Itali), Teatrin e Dortmundit (Gjermani), Teatrin Kombëtar të Sarajevës & Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit –MESS (Bosnjë dhe Hercegovinë).

The Handke Project është një performancë teatrore për shkrimtarin që me librat dhe qëndrimet e tij ka fabrikuar e ka përmbysur faktet e luftërave në ish Jugosllavi;  ka nxitur dhe përkrahur ideologjinë e ‘tokës së djegur’, si dhe u ka thurur elozhe poetëve e filmbërësve militantë, të konvertuar në ‘inxhinierë të projekteve gjenocidale’. Në varrimin e kriminelit Millosheviq, Handke i thoshte masës së njerëzve të etur për gjak, se ai “nuk e di të vërtetën” dhe se prandaj është “këtu afër Millosheviqit, afër Serbisë”. Vuajtjen e srbëve Handke e krahasonte me vuajtjen e hebrenjvee në kohën e nacizmit!

Tekstin e ka shkruar Jeton Neziraj, dramaturge e shfaqjes është Biljana Srbljanović, kurse bashkëpunëtore artistike është Alida Bremer. Skenografe e shfaqjes është Marija Kalabic, kompozitor: Gabriele Marangoni, koreograf: Gjergj Prevazi, kostumograf: Blagoj Micevski, dizajni i dritave: Yann Perregaux, dizajni i tonit: Leonardo Rubboli dhe tempo Reale, asistent i regjisë: Sovran Nrecaj, menaxhere e produksionit: Aurela Kadriu, kurse asistente e produksionit është Flaka Rrustemi./ KultPlus.com

*Të gjithë fotografitë në këtë artikull janë realizuar nga Atdhe Mulla*

Të ngjajshme