“Tri motrat” me regji nga Qëndrim Rijani së shpejti në Teatrin Shqiptar të Shkupit

24 Tetor, 2022 - 7:30 pm

“Tri motrat” me regji nga Qëndrim Rijani së shpejti do të ipet në Teatrin Shqiptar të Shkupit. Premiera vjen e bazuar në veprën e novelistit dhe dramaturgut rus, Anton Pavloviç Çehov, përcjell KultPlus.

Komedia romantike “Tri motrat” është një ndër kryeveprat e Çehovit dhe një ndër veprat më të shfaqura në teatrot botëror. Ngjarjet e veprës zhvillohen në një provincë të Rusisë në një familje të thjeshtë ku brenda saj jetojnë tri motra dhe një vëlla. Olga, motra e madhe, e cila jep mësim në gjimnaz; Masha, motra e dytë është martuar me Kulliginin një mësues; Andreji, vëllai i tyre i pasionuar pas violinës, është punonjës në administratën lokale të qytetit i martuar me Nataljen; Irina, motra e vogël, punon telegrafiste.

Motrat janë vajza me botë shumë të pasur intelektuale dhe shpirtërore. Kanë ëndrra dhe pasione për jetën, kërkojnë dashurinë e vërtetë dhe thirrja e tyre e fortë është “të shkojmë në Moskë”.

Në këtë shfaqje në rolet kryesore do të interpretojnë aktoret Armenis Nokshiqi, Zarije Jonuzi Çeliku dhe Sabina Memishi.

Premiera do të shfaqet më 27 dhe 29 tetor. / KultPlus.com

Të ngjajshme