123 vjet më parë, arbëreshët e Zarës botuan gazetën ‘Zani i Scyptarit’

10 Maj, 2020 - 12:58 pm

Shtypi i shkruar shqiptar lindi në Diasporë. Ndonëse kanë kaluar shumë dekada, ende ka pak të dhëna mbi historinë e shtypit shqiptar, të cilat herë-herë për komunitete të caktuara të Diasporës janë ende të paplota.

Një ndër studiuesit që është marrë me historinë e shtypit shqiptar, prof. Dr. Hamit Boriçi në hulumtimet e tij, ka sjellë të dhëna interesante edhe për arbëreshët e Zarës. Sipas tij, me 10 maj 1897 doli në qarkullim gazeta shqipe “Zani i Scyptarit”, në Borgo Erizo, zëdhënëse e komunitetit shqiptar të Zarës në Dalmaci.

Përcjellja e frymës së lëvizjes ideore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe dygjuhësia, shqip e kroatisht ishin tiparet themelore të kësaj gazete.

Kujtojmë se nga gazeta e parë e botuar në vitin 1848 deri më 1912 dolën afro 90 gazeta e revista kudo ku ishin ngulimet e vjetra e të reja të shqiptarëve. Vendin e parë në këtë lëvizje kulturore të shtypit e mbajnë padyshim Arbëreshët e Italisë. /dsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme