Momenti kur është gjetur nën rrënoja automatiku i Hamëz Jasharit

4 Mars, 2018 - 2:02 pm

Ajnishahe Shala-Halimi, që për vite punoi si cicerone në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, ka publikuar shumë fotografi nga koha sa priste dhe përcillte mysafirë që ia mësynin Prekazit.

Por ndër momentet më të veçanta ka qenë ai kur nën rrënojat e kullës është gjetur automatiku i Hamëz Jasharit, heroit të Kosovës.

“Evokim kujtimesh nga koha sa isha cicerone ne Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz (1999-2000)…Momenti kur u gjet automatiku i Hamzës”, kashkruar Shala-Halimi.

Nesër bëhën 20 vjet që kur forcat serbe rrethuan Prekazin dhe nisën betejen kundër Familjes Jashari, shkruan Magazina.al./ KultPlus.com

Të ngjajshme