37 vite nga vdekja e rapsodit Dervish Shaqa, ky është studiuesi e instrumentisti amerikan që dëgjon këngët e tij

11 Prill, 2022 - 9:30 pm

Jeff Charest është amerikani që ka doktoruar për instrumentin e çiftelisë në Universitetin Cardiff në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan KultPlus.

Amerikani Jeff Charest e ka pasur një çifteli qysh prej vitit 1992 dhe duke qenë se studimet e tij kanë qenë të lidhura me këtë instrument, ai vazhdimisht dëgjon rapsodët shqiptarë.

Ai ka një listë të këngëtarëve e instrumentistëve që i dëgjon vazhdimisht. Ai në një intervistë për KultPlus pati treguar se në mesin e instrumentistëve shqiptarë që i dëgjon vazhdimisht është edhe Dervish Shaqa.

Instrumentistët e këngëtarët e të tjerët që i pëlqejnë më së shumti janë:  Dervish Shaqa, Ndue Shyti, Fatmir Makolli, Rexhep Hajrizi, Esat Gashi, Sali Mani dhe Esat Ruka.

Sot bëhen 37 vite prej që është ndarë nga jeta rapsodi më i njohur shqiptar, Dervish Shaqa, shkruan KultPlus.

Dervish Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912, ndërsa vdiq më 11 prill 1985. Ai mbetet rapsodi më i shquar popullor në të gjitha trevat shqiptare. / KultPlus.com

Të ngjajshme