A e keni vendosë Veroren, këtë lidhëse me të bardhë e të kuqe që është e mbrojtur edhe nga UNESCO

14 Mars, 2019 - 2:42 pm

Dita e Verës është një festë pagane që festohet nga të gjithë shqiptarët më 14 Mars. Ajo i ka fillesat e saj që në kohët antike dhe qyteti i parë që e ka festuar ka qenë Elbasani.

14 Marsi konsiderohet si dita e largimit të dimrit dhe ardhja e pranverës.  Zanafillën Dita e Verës e ka në faltoren Zana e Çermenikës e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit.

Në ditët e sotme Dita e Verës nuk është më një festë vetëm e qytetit të Elbasanit, por festohet në të gjithë Shqipërinë dhe është një festë zyrtare. Megjithëse në treva të ndryshme festohet në mënyra të ndryshme.

Ëmbëlsira tipike e festës së Ditës së Verës janë ballokumet. Disa zgjedhin t’i gatuajnë në shtëpi sipas recetës që gjyshja iu ka lënë trashëgim, ndërsa disa të tjerë preferojnë ta blejnë në Elbasan duke ditur që kjo është specialitet i kësaj zone.

Verorja është një lidhëse me dy ngjyra e bardhë dhe e kuqe, të cilën vajza, gra, meshkuj dhe fëmijë e vendosin në dorë një natë para ditës së verës.

Ajo simbolizon ardhjen e pranverës, dhe madje konsiderohet edhe një objekt me vlerë i mbrojtur edhe nga “UNESCO”. Veroret i heqim kur vijnë dallëndyshet dhe i vëmë në pemë që t’i marrin ato për të bërë folenë.

Dita e Verës festohet si një ditë e vërtetë dashurie. Dashuri për njeriun, për natyrën, për jetën. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.

Duke iu referuar Ditës së Verës, kësaj feste me një shije poetike të hollë e të rrallë, Faik Konica këshillonte dhe uronte, më shumë se një shekull më parë : “Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriu, veçse sjellin një gëzim të kulluar…”/duureslajmA e keni vendosë Veroren, këtë lidhëse me të bardhë e të kuqe që është e mbrojtur edhe nga UNESCO

Të ngjajshme