A e meriton Anton Çetta bustin para Institutit Albanologjik të Prishtinës?

5 Janar, 2019 - 9:45 pm

Humanisti me nam shqiptar, Anton Çetta do të mbahet mend për kontributin e tij të madh që e dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.

Vendosja e bustit të tij para Institutit Albanologjik të Prishtinës vazhdon që të jetë temë diskutimi. Disa thonë se busti i tij nuk duhet të ngrihet para Institutit, ndërsa disa të tjerët insistojnë që busti duhet të ngrihet vetëm para Institutit.

Me projektin e tij të pajtimit të gjaqeve ai i shërbeu popullit dhe shoqërisë, i shërbeu iluminizmit të popullit, shoqërisë dhe publikut të gjerë.

Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit. Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.

Më poshtë ju sjellim disa opinione të publikuar më parë në KultPlus në lidhje me këtë çështje për të cilën nuk është vendosur akoma./ KultPlus.com

Të ngjajshme