Alejtin Berisha nga Shkolla Finlandeze, folës në konferencën EdTechXEurope 2019

21 Shkurt, 2019 - 8:26 pm

Alejtin Berisha nga Shkolla Finlandeze në Kosovë do të jetë një prej folësve kryesorë në EdTechx Europe.

Konferenca në fjalë është më e rëndësishmja në botë për teknologjinë në edukim, ndërsa Berisha bashkë me të tjerë ndërmarrës do të flasin në ditën e hapjes së kësaj ngjarjeje.

Pos Berishës, pjesëmarrës në këtë ngjarje janë edhe përfaqësuesit nga Ibis Capital, Tyton Partners,  Tassomai – Learning Program, ImpactED, The World Bank dhe kompani e institucione tjera.

EdTechx Europe bashkon rreth 900 vendimmarrës, investitorë dhe kompani nga e tërë bota. Ngjarja mbahet me 18 qershor në Londër.

Gjatë EdTechx Europe diskutohet për trendet e fundit të edukimit dhe teknologjisë në botë. Vitin e kaluar u diskutua mes tjerash nëse shkollat do të ekzistojnë në vitin 2060-të dhe se si duhet të ndihmon studentët dhe nxënësit që me anë të edukimit e teknologjisë bashkë të shprehin tërë potencialin e tyre mësimor.

Shkolla Finlandeze është një ekosistem që rritë çdo fëmijë të jenë të mençur, të shëndetshëm, kreativ dhe të shoqërueshëm, me metoda të dëshmuara nga sistemi nr 1 i rankuar në PISA, ai i Finlandës.

Në Shkollën Finlandeze fëmijët mësojnë të menduarit kompjuterik dhe programimi që nga mosha 3 vjeçare.

Kjo Shkollë është funksionale edhe në Kosovë. / KultPlus.com

Të ngjajshme