Arbëreshët po fascinojnë me ruajtjen e kulturës shqiptare (FOTO)

14 Dhjetor, 2017 - 3:00 pm

Është një ndër komunitetet që po fascinon botën me paraqitjen e tyre nëpër rrugët dhe sheshet e Italisë, të cilët, me rastin e festave të ndryshme ata prezantojnë edhe kostumet e tyre, shkruan KultPlus.

Duke përfshirë: gra, burra e fëmijë, arbëreshët me paraqitjen e tyre vazhdojnë të tregojnë një kulturë të ruajtur 500 vjeçare, të trashëguar brez pas brezi.

Të njëjtit kanë iniciuar edhe mbrojtjen nga UNESCO, gjithnjë duke potencuar këto elemente, bartja e kulturës nëpër shekuj dhe ruajtja e vlerave të këtij komuniteti që është i shtrirë në vende të ndryshme të Italisë./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme