Arkivi i Shtetit çel dyert për vizitorët

31 Maj, 2019 - 9:14 pm


Për “Javën e Arkivave të Hapura”, por edhe për 70-vjetorin e themelimit të Arkivit të Shtetit publiku mund të vizitojë ambientet e këtij institucioni.

Nga data 3 qershor deri më 7 qershor, vizitorët mund të shohin nga afër Kodikët dhe fermanët, mes të cilëve edhe Kodikët e Beratit, që përbëjnë trashëgiminë më të vyer tonë Kulturore Kombëtare dhe që është shfaqur rrallë herë në publik.

“Publiku mund të shikojë proceset e punës,që kryhen në Arkivin Qendror Shtetëror, nga sektori i vendruajtjes, përpunimit, mikrofilmimi, digjitalizimi dhe restaurimi i dokumenteve arkivore”, shprehet Elsa Saka, përgjegjëse e promovimit dhe komunikimit në DPA.

Përgjegjësja e promovimit dhe komunikimit në DPA, folu edhe për gjetjen e Vulës së Fermanit e Manastirit të Kamenës, që rezultonte e humbur para 20 ditësh në këtë institucion.

“Edhe kur u gjet vula, në mjediset e publikut. Hetimet po vazhdojnë edhe është në proces hetimi. Nuk ka dalë jashtë arkivit edhe është në proces hetimi. Pasi të zbardhet e gjithë ngjarja do të ketë një njoftim konkret”, thotë Saka.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave mund të vizitohet gjatë këtyre ditëve nga të gjitha shkollat dhe universitetet.

Të fundit

Të ngjajshme