Artistët i përgjigjen sfidës për mbjelljen e drunjve

17 Prill, 2019 - 2:00 pm

Në kuadër të aktiviteteve të sfidimit për mbjelljen e drunjve, shumë artist, politikanë, e njerëz nga fusha të ndryshme janë nominuar për këtë sfidë, por jo të gjithë kanë arritur deri te realizmi, disa për arsye të angazhimeve e disa nuk e kanë marr seriozisht nominimin.

Por, në kuadër të Festivalit Chopin Piano Fest i cili këto ditë është duke u mbajtur në kryeqytet, kanë ndodhur disa nominime të reja. Disa artistë pjesëmarrës të festivalit janë nominuar për këtë sfidë.

Për këtë kanë njoftuar organizatorët e festivalit të cilët edhe kanë zbuluar emrat e të nominuarve.

“Artistët tanë të mirënjohur, në kuadër të Chopin Piano FEST Prishtina si Ardita Statovci, Lejla Pula, Kreshnik Aliçkaj, Visar Kuçi por dhe artistët tjerë miqtë tanë Petrit Çeku e mysafirë të tjerë të festivalit do të mbjellin drunjtë të Premten në orën 12.00 te Fakulteti i Arteve, Dega e Artit Muzikor. Ju ftojmë të na bashkoheni.”, shkruan n eventin e hapur n Facebook. / KultPlus.com

Të ngjajshme