Bar ‘Shqjpëria’ në Horën e Arbëreshëve

29 Tetor, 2021 - 9:57 am

Bar “Shqjpëria” në Horën e Arbëreshëve ka qenë një nga vendet më popullore të katundit arbëresh, ku specialitet ka qene embëlsira që ka bërë të njohur gastronominë vendase në gjithë Italinë e më gjerë.

I konsideruar jo vetëm si një vend ku mund të bliheshin dhe konsumoheshin embëlsira ai ka qenë dhe një pikë takimi për komunitetin dhe aktivitetet e tij.

Por mbi të gjitha ka qenë popullor për Cannolin (Kanojët) embëlsirwn e  famshme të Horës së Arbëreshëve.

Cannoli është lloj brumi i mbushur brenda, një ëmbëlsirë e famshme në Horën e Arbëreshëve. Sekreti i kësaj recete është brumi në formë pite, dhe përzierja e kripës me të ëmblën. Mbushet brenda me riçota (gjizë e ëmbël) dhe çokollatë.

Në Siçili kjo ëmbëlsirë shërbehet në çdo bar e restorant, e veçanërisht mes Horës së Arbëreshëve është më e preferuara. Eshtë simboli i tradites arbëreshe. /dsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme