BKK do t’i dorëzojë Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe librat që dokumentojnë rrëfimet autentike të të mbijetuarve

13 Qershor, 2025 - 12:41 pm

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do t’i dorëzojë Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe librat që dokumentojnë rrëfimet autentike të të mbijetuarve të kësaj tragjedie.

Këto botime përmbajnë dëshmi të gjalla dhe rrëfime personale nga të mbijetuarit e masakrës së vitit 1999, një nga krimet më të rënda të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Kompleti prej dhjetë vëllimesh “Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe” do t’u dorëzohet familjarëve të të mbijetuarve dhe dëshmitarëve.

Projekti, i udhëhequr nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfshiu mbledhjen, dokumentimin dhe publikimin e mbi 200 intervistave të dëshmitarëve të masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit.

Ceremonia zyrtare e dorëzimit të librave do të mbahet sot në Muzeun e Krushës së Madhe, me fillim në ora 18:00, dhe organizohet nga Komuna e Rahovecit./ KultPlus.com

Të ngjajshme