‘Brez pas brezi Myzeqar’ festa lokale në Zharrëz

30 Shtator, 2023 - 1:58 pm

Sot, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, u zhvillua festa lokale “Brez pas brezi Myzeqar”, në Zharrëz, shkruan KultPlus.

Në këtë festë sipas Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë është vënë theksi te ruajtja e trashëgimisë, zakoneve dhe traditave shqiptare.

“Festë kjo e cila bëri bashkë të gjithë banorët e njësisë Zharrëz duke vënë theksin te ruajtja dhe trashëgimia e zakoneve, traditave, vlerave, historisë dhe kulturës që kjo zonë ka”, thuhet në postimin e Ministrisë së Kulturës në facebook./KultPlus.com

Të ngjajshme