Burrat dominojnë në punësim brenda institucioneve kulturore

17 Tetor, 2017 - 1:54 pm

Në raportin e sapo publikuar “Statistika e kulturës 2016” nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, del se në shumicën e institucioneve të kulturës dominojnë burrat sa i përket punësimit, shkruan KultPlus.

Sipas këtij raporti, në Shtëpitë e Kulturës del të jenë të punësuara vetëm 24 % e femrave, kurse dominojnë meshkujt me një përqindje prej 76 %, kurse në Galeritë e Arteve numri i të punësuarve femra është vetëm 28 % krahasuar me 72 % e të punësuarve që janë meshkuj. Ndërsa një përqindje pak më e ngritur shfaqet në strukturën e të punësuarve në Kinema, ku 30 % e tyre janë femra, ndërsa 70 % e të punësuarve janë meshkuj.

Dhe sa i përket të punësuarve në Muze, përqindja e femrave të punësuara arrin në 38 %, krahasuar me 62 % e të punësuarve meshkuj. Ndryshe nga këto institucione kulturore, vetëm Bibliotekat dominojnë në punësimi i femrave, pasi që, sipas këtij raporti, 52% e të punësuarve janë femra dhe 48 % janë meshkuj./ KultPlus.com

Të ngjajshme