Cakaj dhe Dimitrov, nënshkruajnë në SHBA marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e kulturës

3 Prill, 2019 - 4:30 pm

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut angazhohen të intensifikojnë marrëdhëniet kulturore mes dy vendeve dhe të promovojnë vlerat më të mira respektive në fushën e artit dhe shkencës.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë vizitës së tij në SHBA zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington.
Në këtë takim u diskutua mbi përpjekjet e bëra me vendet e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fusha me interes të përbashkët dhe të ndërsjelltë.1 nga 3  

Në përfundim të takimit Ministri në Detyrë Cakaj dhe homologu i tij Dimitrov me dëshirën për të dhënë kontribut në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe-kulturore, nënshkruan marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e Qendrave Kulturore dhe Informative në Republikën e Shqipërisë dhe Qendrave Kulturore dhe Informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut angazhohen të intensifikojnë marrëdhëniet kulturore mes dy vendeve tona e të promovojnë vlerat më të mira respektive në fushën e artit dhe shkencës, si dhe të përgatisin e shpërndajnë buletine informative për ngjarjet dhe eventet e organizuara nga Qendrat Kulturore dhe Informative, duke përfshirë përdorimin e teknologjive bashkëkohore të komunikimit.

/gj.mima/ /a.g/

Të ngjajshme