Dalai Lama shtrihet në spital

10 Prill, 2019 - 10:00 am

Dalai Lama është pranuar në spital në kryeqytetin indian, Delhi, pas një infeksioni në gjoks, por raportohet të jetë në gjendje të qëndrueshme.

Ndihmësi i tij privat Tenzin Taklha, tha se ai ishte derguar në Delhi nga baza e qytetit të tij pasi u ankua për shqetësim.

Udhëheqësi shpirtëror 83 vjeçar i Tibetit u arratis në Indi 60 vjet më parë pas një kryengritjeje të dështuar kundër sundimit kinez.

Laureati i Nobelit për paqe është një folës jashtëzakonisht popullor, por ka pakësuar angazhimet e tij globale në vitet e fundit.

“Mjekët e kanë diagnostikuar atë me një infeksion në gjoks dhe ai po trajtohet për këtë. gjendja e tij është e qëndrueshme tani dhe pritet të trajtohet për dy-tre ditë këtu”, tha Tenzin Taklha për agjencinë e lajmeve Reuters.

Kina mori kontrollin e Tibetit në vitin 1950 dhe e sheh Dalai Lamën si një separatist të rrezikshëm.

Kush do ta pasojë Dalai Lamën pas vdekjes mbetet e paqartë dhe e diskutueshme.

Kina thotë se udhëheqësit e saj kanë të drejtën të zgjedhin një pasardhës. Por muajin e kaluar, Dalai Lama përsëriti se asnjë udhëheqës i emëruar nga Kina nuk do të pranohej nga tibetianët.

Në besimin budist tibetian, shpirti i lamës më të lartë rimishërohet në trupin e një fëmije. / KultPlus.com

Të ngjajshme