Dalin imazhet e Qendrës së Kulturës dhe Artit, në Kinë, nga “Zaha Hadid Architects”

6 Maj, 2019 - 9:55 am

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës dhe Artit “Changsha Meixihu” , e projektuar nga arkitektët e Zaha Hadid-it, në Kinë, tashmë është afër përfundimit.

Imazhet më të reja tregojnë më detajisht se si duket ky kompleks kulturorë 115 metërsh katror.

Objekti i vendosur pranë liqenit Meixi në Changsha, të Kinës, përmbanë  një teatër, një muze të artit bashkëkohor dhe një hapësirë që mund të përdoret për qëllime të ndryshme, transmeton Ndërtimi.info.

“Duke i nderuar vlerat e funksionalitetit, elegancës dhe inovacionit, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës dhe Arteve të Liqenit të Changshas, Meixi synon të bëhet nyja e re kulturore dhe qytetare për qytetin e Changshas, si dhe destinacion global kulturor”, kishte deklaruar studio e arkitekturës në përshkrimin e objektit.

Fotot zbulojnë se pjesa e jashtme e secilës ndërtesë në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës dhe Artit Changsha Meixihu ka përfunduar, duke paraqitur detajet e fasadave mahnitëse, me ngjyrë të bardhë.

Pjesa kryesore e kompleksit është teatri i madh, i cili do të jetë “vendi më i madh i performancës në qytet” dhe do jep shfaqje për rreth 1 mijë e 800 njerëz.

Ndërkohë, teatri i vogël ka kapacitet maksimal për 500 ulëse.

Objekti tashmë ka është ndër projektet më unike të qytetit Changshas./Ndërtimi.info/ KultPlus.com

Changsha Meixihu International Culture and Art Centre by Zaha Hadid Architects
Changsha Meixihu International Culture and Art Centre by Zaha Hadid Architects
Changsha Meixihu International Culture and Art Centre by Zaha Hadid Architects
Changsha Meixihu International Culture and Art Centre by Zaha Hadid Architects

Të ngjajshme