Dëmtohen pllakat në varrezat ortodokse në Lipjan

14 Korrik, 2019 - 6:31 pm

Persona të paidentifikuar kanë demoluar dhe shkatërruar më shumë se 20 pllaka varri në varrezat ortodokse në qytetin e Lipjanit në mesnatën e ditës së premte, raporton Rtv Graçanica.

Kryesuesi i komunitetit serb në qytetin e Lipjanit, Jovica Miriç e konfirmon për Rtv Graçanica se më shumë se 20 pllaka varri janë dëmtuar.

Tashmë nuk është hera e parë që varrezat ortodokse në qytetin e Lipjanit vandalizohen, ku incidente të tilla ka pasur edhe më herët në këtë vend. / KultPlus.com

Të ngjajshme