Dënohet Sevdai Radogoshi- Qumili për rrahjen e motrës

17 Dhjetor, 2018 - 2:06 pm

Me 500 euro gjobë, Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar Sevdai Radogoshin për shkak të rrahjes së motrës së tij në maj të vitit 2016.

Këtë lajm e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi për informim i Gjykatës Themelore në Gjakovë Lekë Muçaj.

“I pandehuri S.R. është gjetur fajtor për veprën penale lëndim i lehtë trupor dhe është dënuar me 500 euro gjobë nga Gjykata në Gjakovë, ndërsa lënda aktualisht është në Gjykatën e Apelit”, tha Muçaj për KALLXO.com.

Qumili akuzohet së në maj të vitit 2016, pas një fjalosjeje me motrën e tij, e përdorë forcën duke e goditur me grushte dhe shuplaka në kokë dhe duke e tërhequr për hunde, me këto veprime i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore motrës së tij.

Sipas aktakuzës fjalosja kishte ardhur pasi Qumili kishte kërkuar nga motra t’ia lironte shtëpinë.

KALLXO.com, ka raportuar në vazhdimësi për këtë gjykim. /KultPlus.com

Të ngjajshme