Disa sugjerime për një dhuratë për festat e fundvitit

13 Dhjetor, 2018 - 12:32 pm

Në festat e fundvitit secili mendon për dhuratën më të bukur për personat e dashur. Dhuratat mund të jenë nga më të ndryshmet dhe nga më të shtrenjtat, por nganjëherë disa dhurata nuk janë të kushtueshme, nuk kanë çmim, por kanë vlerë më shumë se çdo dhuratë tjetër e menduar nga ju.

Andaj këtë vit ju mund të mendoni një dhuratë të tillë pa shpenzime në të holla por me shumë vlerë dhe besojmë shumë më e çmuar nga njerëzit për të cilët e mendoni.

Po ju sjellim disa ide të cilat mund të ju pëlqejnë edhe juve:

Një armiku dhuroja faljen
Miqve – një zemër besnike
Atyre që kanë nevojë – ndihmë pa bërë bujë
Fëmijëve – një shembull dhe shumë buzëqeshje
Vetes – respekt.

Sepse , Jeta është dhurata e vërtetë. /KultPlus.com

Të ngjajshme