Dita Ndërkombëtare e Vajzave, Barbie feston me një model të ri

11 Tetor, 2018 - 7:45 pm

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, Barbie ka vendosur të fokusojë vëmendjen në një model femëror, historia e së cilës mund të inkurajojë brezin e ardhshëm të grave që mos të heqin dorë nga ndjekja e ëndrrave të mëdha.

Nëpërmjet programit global Shero, Barbie feston me gratë që kanë kaluar kufijtë dhe të cilat mund të frymëzojnë brezat e ardhshëm të vajzave, duke krijuar një kukull të quajtur OOAK (One Of A Kind), që është unike dhe me pamjen e tyre.

Barbie ka treguar gjithmonë se vajzat mund të jenë gjithçka që duan, duke u dhënë atyre mundësinë për të luajtur role të ndryshme dhe për të ndërmarrë nisma të të gjitha llojeve duke inkurajuar imagjinatën, shprehjen dhe vetë zbulimin e tyre. Misioni i markës është pikërisht t’i japë vlerë potencialit të pakufizuar të vajzave, në mënyrë që ato të jenë të vetëdijshme për arritjen e çfarëdo qëllimi që dëshirojnë për të ardhmen e tyre.

Barbie ka zgjedhur Samantha Cristoforetti, pilote, inxhiniere, astronaute dhe gruaja e parë italiane në ekipet e Agjencisë Europiane të Hapësirës, për t’u treguar vajzave modelet e reja femërore me të cilat mund të frymëzohen.

Kukulla e Samantha Cristoforetit është vazhdimi i fushatës #MoreRoleModels e cila është vetëm një nga shumë nismat që Barbie do të ndjekë gjatë vitit të ardhshëm me rastin e 60 vjetorit të saj.

Sot lansohet në nivel ndërkombëtar projekti i quajtur “Dream Gap Project” që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe vëmendjes mbi faktorët që sot i parandalojnë vajzat që të shprehin potencialin e tyre të plotë./a.a/KultPlus.com

Të ngjajshme