14 Qershor, 2025 - 9:30 am
Ditët Evropiane të Arkeologjisë kremtohen më 14, 15 dhe 16 qershor.
Që prej vitit 2010, Ministria Franceze e Kulturës i ka besuar Institutit Kombëtar për Kërkime Arkeologjike Parandaluese (INRAP) bashkërendimin dhe promovimin e Ditëve Kombëtare të Arkeologjisë të Francës (JNA). 10 vjet më vonë, në 2020, Ditët Kombëtare të Arkeologjisë së Francës u kthyen në Ditët Evropiane të Arkeologjisë (EAD).
Prej katër vitesh Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është pjesë e celebrimit të Ditëve të Arkeologjisë, ku së bashku me institucione partnere janë të angazhuar për të njohur publikun me thesaret e trashëgimisë kombëtare dhe sekretet e profesionit./ KultPlus.com