Drenasi u bën vend shtatoreve të gjashtë heronjve

27 Mars, 2019 - 8:30 pm

Drenasi do të vendosë shtatoret e gjashtë heronjve të Kosovës në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Kuvendi Komunal i Drenasit ka miratuar vendimin për vendosjen e shtatoreve të Shaban, Hamëz e Adem Jasharit, Rasim Kiçinës, Ilaz Kodrës e Bedri Shalës në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Në njoftimin nga komuna e Drenasit thuhet se kjo pikë u miratua unanimisht nga anëtarët e Kuvendit.

Të ngjajshme