DRTK Shkodër, ndërhyrje restauruese në shtëpinë e Pashko Vasës

2 Tetor, 2018 - 11:30 pm

Pasuritë kulturore në të gjithë Shqipërinë vëzhgohen dhe mirëmbahen në mënyrë sistematike nga specialistët e Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.

DRTK Shkodër po kujdeset për kryerjen e ndërhyrjeve restauruese në banesën atdhetarit Pashko Vasa, monument kulture i kategorisë së I-rë, si dhe një ndër objektet më me vlerë të qytetit të Shkodrës.

Sipas DRTK Shkodër kujdesi, mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore, është një mision i përbashkët, për t’i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur, tek brezat e ardhshëm./ata

Të ngjajshme