Edhe Gjakova me ikonën #kosova10

13 Shkurt, 2018 - 9:50 am

Të enjten pasdite me vendim të Këshillit Organizativ për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë filloi vendosja e ikonës #Kosova10. Një ikonë të tillë mund ta shihni në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Klinë, Gjilan, Drenas dhe Kaçanik.

Ikona është rreth 8 metra e gjatë ndërsa është rreth 1.5 metra e lartë. Ajo përfaqëson hashtagun zyrtar të 10-vjetorit të pavarësisë, për çka organizatorët kanë thënë që qytetarët që ta përdorin në të gjitha postimet e tyre në rrjete sociale./ KultPlus.com

Të ngjajshme