Eksploratorët më të vegjël në Muzeun Arkeologjik të Durrësit

29 Tetor, 2018 - 7:30 pm

Muzeu Arkeologjik i Durrësit tashmë është kthyer në një destinacion për çdo grup moshë pasi ky muze mbart thesare që japin shumë dituri mbi jetën në botën antike apo mesjetare dhe kjo e bën atë një pikë turistike mjaft të veçantë pasi vizitorët shohin dhe prekin nga afër objekte me mjaft vlerë historike dhe kulturore.

Së fundmi, ky muze është vizituar nga nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Vasil Ziu” të qytetit të Durrësit. Ata për një ditë përjetuan një eksperiencë ndryshe duke u bërë arkeolog të vegjël. Ata morën përgjigje për një sërë pyetjesh si çfarë është arkeologjia dhe çfarë e bën aq tërheqës profesionin e arkeologut? Çfarë misteresh fsheh nëntoka dhe pse ia vlen aq shumë t’i zbulojmë, përmes punës së jashtëzakonshme të arkeologëve, e cila shpesh merr trajtat e një aventure? nga specialistët të cilët i shoqërojnë nxënësit gjatë vizitave të tyre duke i informuar mbi çdo gjë.

Më pas ata zhvilluam një proces të arkeologjisë mësimore në parcelën eksperimentale të Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

Pas restaurimit dhe çeljes për publikun më 2015, vetëm në katin e parë të godinës janë riekspozuar rreth 2100 objekte, që i përkasin periudhës para themelimit të qytetit, deri në shekullin e 4-t pas erës sonë.

Në muzeun më të madh arkeologjik në Shqipëri paraqiten objekte arkeologjike të prehistorisë, periudhës arkaike dhe asaj të antikitetit. Përveç amforave dhe spirancave të zbuluara në fundin e detit, muzeu ka edhe një fond të pasur, që në të ardhmen do të jetë pjesë e pavijonit të mesjetës, shkruan ata./ KultPlus.com

Të ngjajshme