Elbasan, dokumentohet mozaiku i Bazilikës Paleokristiane

4 Tetor, 2018 - 10:30 am

Specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, bashkë me studiuesen franceze Marie-Patricia Raynaud, njëherazi bashkëautore e librit ”Korpusi i Mozaikëve të Shqipërisë” dhe me Agron Islamin, përgjegjës i sektorit të artit pranë IMK, ndodhen sërish në terren për mbledhjen e informacioneve rreth mozaikëve në Shqipëri.

Përgjatë kësaj jave, grupi i specialistëve është duke studiuar dhe dokumentuar të gjitha të dhënat e nevojshme rreth Mozaikut të Bazilikës Paleokristiane.

E pozicionuar fare pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, Bazilika është një ndër monumentet më me vlerë të qytetit. Zbulimi i mozaikut u bë i mundur në gjysmën e parë të vitit 2007, gjatë gërmimeve të bëra në këtë bazilikë në një thellësi rreth 3 m.
Publiku duhet ta vizitojë sa më parë se dhe pak ditë do të qëndrojë i hapur. A.T.SH/ KultPlus.com

Të ngjajshme