Elva Margariti, ministrja e re e kulturës në Shqipëri

28 Dhjetor, 2018 - 12:23 pm

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama komunikoi ndryshime drastike në qeveri.

Rama bëri të ditur se ministrja e kulturës Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Elva Margariti, e cila aktualisht është këshilltare në Kryeministri dhe koordinatore e projektit të 100 fshatrave.

“Edhe Mirela Kumbaro meriton të gjithë respektin për punën që është bërë. Trashëgimi kulturore sot është më në kujdes se asnjëherë tjetër. Mirela do të zëvendësohet nga Elva Margariti është këshilltare në Kryeministri dhe koordinatore kombëtare  e projektit të 100 fshatrave”. / KultPlus.com

Të ngjajshme