Ëmbëltorja “Elida” futet në listën e trashëgimisë kulturore

12 Tetor, 2017 - 3:09 pm

Ëmbëltorja “Elida” që konsiderohet të jetë një ndër ëmbëltoret më të famshme në Prishtinë, tashmë është futur në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme , shkruan KultPlus.

Ëmbëltorja “Elida”, është një prej lokacioneve që është frekuentuar nga shumë njerëz të njohur të artit e kulturës, sidomos duke kujtuar vitet e 90-ta, aty ku është mbledhur elita kosovare.

Ky vend është frekuentuar nga Ibrahim Rugova, sikurse edhe shumë shkrimtarë e artistë të tjerë, e viteve të fundit, ëmbëltorja “Elida” është bërë nikoqire edhe kryeministrit Edi Rama./KultPlus.com

Të ngjajshme