Emri më i vendosur te fëmijët e lindur në Kosovë gjatë vitit 2018

14 Qershor, 2019 - 8:00 pm

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e lindjeve në Kosovë për vitin 2018, shkruan Insajderi.com

Të dhënat në ketë publikim janë paraqitur sipas  bazës së grumbullimit të të dhënave Administrative për vitin 2018 nga zyrat e gjendjeve civile.

Sipas Agjencisë të Statistikave të Kosovës, emri më i shpeshtë për vajza gjatë vitit 2018 është emri Alea ku 118 vajza, janë emëruar me të. Pas saj , emri Jara i është vënë 97 vajzave të lindura vitin e kaluar në Kosovë.

E sa u përket djemve, emri Ajan është më i përdoruri ku 153 fëmijë janë emëruar me të ndërsa emri i dytë më i përdoruri është Amar, 144 herë.

Të ngjajshme