Është miratuar projekti për restaurimin e Depos së Kripës në Kavajë

19 Tetor, 2018 - 9:00 pm

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për: “Restaurimin e Depos së Kripës” në Karpen, Kavajë.

Projekti i hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Durrës parashikon ndërhyrje konsoliduese – restauruese në objekt.

Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore./ KultPlus.com

Të ngjajshme