Fehime Selimi, poete e njohur te lexuesi i viteve ’80

21 Janar, 2020 - 9:57 pm

Fehime Selimi, poete dhe aktiviste për të drejtat e grave në Kosovë, e njohur te lexuesi i viteve të 80-ta përmes artikujve nxitës dhe motivues mbi angazhimin e grave në jetën letrare dhe si poete e vargut meditativ dhe intim. Ishte aktive në Gazetën Rilindja dhe Flaka Vëllazërimit – ku edhe nisi karierën e saj letrare në moshë shumë të re.

“Të përkundësh djepin është poezi më vete – më tha. Pajtohem plotësisht me të, por më duhet të them se është poezi për të cilën gjithsesi duhet shkruar një tjetër poezi”, shkruan Rilindja.

U lind në Preshevë në vitin 1954 ku edhe mbaroi shkollimin elementar për t’u shpërngulur në Shkup për shkollimin e mesëm. Ajo vijoi studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Filologjisë dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Punoi si përkthyese në Këshillin Krahinor në Prishtinë deri në vitin 1990 dhe me dëbimin masiv të punëtorëvë ajo u shpërngul në Istog. Nga viti 2001 deri në vitin 2004 ajo iu bashkua shoqatës së grave “Arbëria” në Istog.

Veprat: “Fjala ime ka Etje” – Flaka e Vëllazërimit, 1980 Shkup, “Lule në Ethe”, Rilindja, 1982, “Dita e Trembëdhjetë”, Rilindja 1990, “Kohë Shirash”, Vatra, 2007. /KultPlus.com

Të ngjajshme