Feministja gjermane krahason lindjen e fëmijëve me bërllokun

3 Prill, 2019 - 1:35 pm

Verena Braunschweig ka shokuar botën me manifestin e saj  ku ajo ka thënë se “fëmijët e rinj nuk janë të nevojshëm”, sepse lindja e tyre do të përkeqësonte situatën klimatike në planet, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo shpjegoi se çdo “gojë e uritur” do të thotë një ton i ri i dioksidit të karbonit.

“Së shpejti nuk do të mund të marrim frymë. Akullnajat do të shkrihen dhe ne të gjithë do të biem. Stop lindjes së fëmijëve!”, në këtë mënyrë Braunschweiger u bën thirrje grave që vullnetarisht të heqin dorë nga amësia, dhe si një arsye tjetër ajo citon krizën ekonomike.

“Asnjë dobi nuk ka nga fëmijët. Ata nuk e bëjnë njeriun të lumtur. Prindërit janë si zombie që ecin. Nietzsche tashmë ka thënë se të posalindurit janë papastërtia e re që vjen në këtë botë”, thotë Braunschweig.

Manifesti i Braunschweig u shfaq në ven në kohën kur numri i gjermanëve po zvogëlohet nga viti në vit. Verena Braunschweig është një feministe radikale. / KultPlus.com

Të ngjajshme