Festivali i Gastronomisë Shqiptare, edhe në Prishtinë

30 Maj, 2019 - 10:30 am

Gjatë Konferencës Ekonomike të Bizneseve të Diasporës Shqiptare u fol rreth Festivalit të Gastronomisë Shqiptare që do të mbahet në Berlin në nëntor të këtij viti, shkruan albinfo.ch.

Por tashmë, një festival i tillë do të mbahet edhe në Prishtinë, gjatë datave 13-14 korrik, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Tashmë është lansuar edhe videoja promovuese e këtij festivali. “Prishtinë, a je gati për Prishtina Gastronomy Festival?”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Gjatë muajit maj një festival për gastronominë shqiptare për herë të parë është mbajtur edhe në Athinë të Greqisë. / albinfo.ch / KultPlus.com

Të ngjajshme