Flamuj të Amerikës mbizotërojnë në Prishtinë

12 Dhjetor, 2018 - 10:40 am

Flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vendosur sot në çdo cep të Prishtinës.

Në sheshet por edhe në rrugët e kryeqytetit tashmë janë vendosur flamujt e aleatit më të madh të Kosovës.

KosovaPress mëson se flamujt janë vendosur me urdhër të Qeverisë.

Nga komuna bëhet e ditur se ata i kanë vendosur ndërmarrja “Hortikultura” me kërkesë të protokollit të shtetit.

Kosova ka paralajmëruar formimin e ushtrisë më 14 dhjetor (të premten).

Të ngjajshme