Francezi që u magjeps me veshjet shqiptare

8 Qershor, 2019 - 5:00 pm

Piktori mbeti i magjepsur nga ecja e tyre krenare, shkëlqimi i armëve dhe veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin shqiptarët.

Jean-Léon Gérôme (1824-1904), piktori dhe skulptori që lindi në Vesulë (Vesoul) dhe studioi në Paris, do të lintë një sërë pikturash me motive nga veshja shqiptare. Gjatë udhëtimit të vitit 1856 në Egjipt, në shqoqërinë e mikut të tij, skulptorit Auguste Bartholdi (1834-1904, i cili më vonë u bë me famë si projektuesi i satujës së Lirisë, në Nju Jork), u mahnit nga ngjyrat dhe aromat e Lindjes. Udhëtimi pati një ndikim të rëndësishëm në veprat e tij të mëvonshme, duke e bërë shumë të suksesshëm atë, si piktor i motiveve dhe temave orientale.

Të ngjajshme