Gërmimet gjermano-shqiptare në Zgërdhesh janë në përfundim

13 Maj, 2019 - 8:20 pm

Në përfundim të gërmimeve arkeologjike katër-javore, ambasadorja Schütz vizitoi punimet arkeologjike në Zgërdhesh.

Në këtë projekt të përbashkët, arkeologu gjerman Dr. Thomas Maurer dhe kolegja e tij shqiptare Dr. Elvana Metalla së bashku me studentët gjermanë dhe shqiptarë kanë bënë zbulime të mahnitshme! Këtë vit ata eksploruan rrënojat e kishës të periudhës së hershme bizantine si dhe portën jugore të epokës helenistike të qytetit të lashtë. Që vitin e shkuar, studiuesit analizuan një varrezë të periudhës së vonë antike dhe nxorrën në dritë objekte interesante./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme