Gjendet “Clotilda” anija e fundit që çonte skllevër në SHBA

23 Maj, 2019 - 9:20 pm

Alabama, 23 maj – Kërkuesit dhe autoritetet konfirmuan se mbytja e anijes së fundit të njohur që mbante skllevër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është gjetur në Alabama dhe mbante emrin ”Clotilda”.

”Clotilda”, që në mënyrë të paligjshme mbarte 110 afrikanë për në Alabama më shumë se 50 vjet pasi SHBA ndaloi importimin e skllevërve në vitin 1807, u gjet përgjatë lumit Mobile në Alabama”, tha gazeta zyrtare e Institutit Smithsonian, transmeton atsh.

Komisioni i Historisë i Alabamas (AHC) dhe grupi i arkeologëve detarë, SEARCH Inc, të cilët udhëhoqën kërkimin njëvjeçar për anijen, u ndihmuan nga Muzeu Kombëtar i Historisë Amerikano-Afrikane dhe i Projektit për Kulturën e Skllevërve.

“Për gati 160 vjet, ujërat rreth Mobile kanë fshehur destinacionin përfundimtar të anijes ”Clotilda”, u tha një deklaratë nga AL.com.

Pas mbërritjes së afrikanëve, rreth 25 vetë u shitën tek ndërmjetësit e skllevërve, por shumica mbeti në Mobile, Alabama. Pas luftës civile amerikane, të mbijetuarit e ”Clotildës” krijuan komunitetin e Africatown.

“Kjo është një mënyrë për të gjetur të vërtetën e një historie për të cilën flitet shpesh”, tha bashkëdrejtuesi i SWP ,Paul Guardullo për ”Simthsonian Magazine”.

“Africatown është një komunitet i dëmtuar ekonomikisht dhe ka arsye për këtë. Drejtësia mund të përfshijë njohjen. Drejtësia mund të përfshijë bisedim të fortë dhe të sinqertë për riparimin dhe pajtimin”, shtoi ai.

SHBA ndaloi tregtimin e skllevërve me 25 mars 1807, por ligji nuk u bë efektiv deri në vitin 1808 dhe kontrabandimi i skllavërve vazhdoi deri në vitin 1863 me shpalljen e Deklaratës së Emancipimit, të dalë rreth fundit të luftës civile në SHBA që liroi të gjithë skllevërit e mbajtur në jugun rebel të Amerikës./ KultPlus.com

Të ngjajshme