Gjendet një hapësirë sekrete në piramidën e Keopsit (FOTO)

2 Nëntor, 2017 - 7:56 pm

Shkencëtarët kanë zbuluar një hapësirë të fshehur në piramidën e madhe egjiptiane në Gizë, që është zbulimi i parë i ngjashëm që nga shekulli 19.

Ekipi ndërkombëtar i kërkuesve ka gjetur një hapësirë të gjatë 30 metra mbi Galerinë e madhe në Piramidën e Keopsit, shkruan revista Nature. Hapësira e zbrazët është gjetur me metodën e rrezeve kozmike, të cilat depërtojnë në gur ngjashëm me radiovalët, por shumë më thellë, transmeton KosovaPress.

Piramida e madhe në Giza, e njohur si piramida e Keopsit, është ndërtuar në periudhën ndërmjet viteve 2.509 dhe 2483 para erës së re, gjatë kohës së dinastisë së katërt të faraonit. / KultPlus.com

Të ngjajshme