Gonxhaj: Tirana, vendbanim arbëror prej vitit 1372

21 Janar, 2020 - 12:30 pm

Diskutohet shpesh, se kur janë gjurmët e para që dëshmojnë ekzistencën e Tiranës si vendbanim. Së fundmi po qarkullojnë teza se Tirana është themeluar nga iranianët.

Lidhur me këtë tezë ka reaguar avokati Altin Gonxhaj i cili ka shpërndarë dokumentin e nxjerrë nga studiuesi Aurel Pasari nga libri i autores Brunehilde Imhaus.

Në atë dokument referohet se që në vitin 1372 ka gjurmë të ekzistencës së Tiranës si vendbanim arbëror. Sipas autores, emri i Tiranës gjendet në Venezia, si mbiemër i refugjatëve shqiptarë që kërkuan azil pas dyndjeve osmane.

Postimi i plotë Gonxhajt:

TIRANA EKZISTONTE SI VENDBANIM ARBËROR PARA 1372!

Studiuesi Aurel Plasari sot nxorri dokumentin (librin studimor) të autores Brunehilde Imhaus që referon se që në vitin 1372 ka gjurmë të ekzistencës së Tiranës si vendbanim arbëror dhe kjo e dhënë sipas autores gjendet në Venezia, (madje dhe është e noterizuar nga noterët e kohës) emri i TIRANËS si mbiemër i refugjatëve shqiptarë që kërkuan azil në Venezia pas dyndjeve osmane! Deri më sot gjurma më e hershme si vendbanim Tyranna e kishim nga Barleti tek Historia e Skënderbeut (1508-1510)
Ndërkohë pre dekadash vazhdon loja e shpikjes së identitetir turk të Tiranës (shek. XVII,) dje për t’i bërë qejfin Birit të Ahmenedinexhsdit, na e nxorrën Tiranën të themeluar nga iranianët!!!

“A proposito di nomi e relative provenienze geografiche, troviamo una sorpresa particolarmente degna di nota allorché ci imbattiamo in un certo Petrus “de Tirana”, il che dimostrerebbe che, già nel Quattrocento, Tirana era già abbastanza nota e forse sufficientemente sviluppata perché il suo nome potesse essere utilizzato come indicativo di provenienza. Fatto ancor più rilevante, se si considera che, nelle descrizioni dei viaggiatori europei del primo Ottocento, e nelle cronache storiografiche in genere, Tirana viene indicata come città di fondazione turca, “dove intorno al 1600 non c’erano che una foresta e alcune misere capanne”.”

Në koment, për skeptikët, edhe një foto nga faqja 528 e librit…

fb a.p.

Të ngjajshme