Guri i zbuluar në Rugovë të Pejës, 4000 vjet i vjetër

6 Janar, 2020 - 12:00 pm

Një gur i rrallë parahistorik, i zbuluar në Rugovë të Pejës nga veprimtari e humanisti, Besnik Lajqi, ka ngjallur interesimin edhe të arkeologëve dhe të historianëve të njohur shqiptarë.

Arkeologu e historiani i njohur Neritan ceka, ka bërë “leximin” e këtij guri të rrallë. Ja mendimi i tij shkencor për zanafillën e këtij guri-histori:

“Shenja te tilla ne shkembenj, apo pllaka guri ndeshen ne dy epoka te ndryshme.
Se pari ne prehistori, ne epoken e bronzit, rreth 4000 vjet me pare. Nje periudhe te dyte e kemi ne mesjeten e hershme, rreth 1200 vjet me pare, kur shoqerohen me skena njerzore. Ne rastin tuaj duhet te jete nje objekt prehistorik, qe duhet dorezuar ne Muzeun e Prishtines. Pershend. Neritan Ceka”.

“Te nderuar miq ky eshte shkrimi qe me dergoj arkiologu i njohur shqiptar per gurrin qe eshte gjetur ne fshatin Drelaj. Ky gur gjindet tek une!,” shkruan zbuluesi i këtij guri të rrallë, Besnik Lajqi. /KultPlus.com

Të ngjajshme