Halil Matoshi: Skenografia në Rusi, gjatë performimit të Era Istrefit, ishte si flamuri i Republikës së Kosovës

15 Korrik, 2018 - 6:00 pm

Pas performancës së Era Istrefit në finalen e Kampionatit Botëror në Rusi, vetëm se kanë filluar reagimet e shumta dhe ndjenjat e krenarisë për yllin nga Kosova.

Ajo përformoi në Rusi, himnin e kampionatit “Live it Up”, ndërsa skenografia e skenës ishte veshur me ngjyrat ku dominonin e verdha dhe e kaltërta. Lidhur me këtë ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Halil Matoshi, i cili anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se nëse kjo mund të cilësohet si provokim i Rusisë ndaj Serbisë ndërsa ka ngritur një pikëpyetje se “A do të reagojë FIFA?” për këtë.

“Provokohet Serbia – kësaj herë nga Rusia!? Skenografia në stadionin Lužniki të Moskës, gjatë performimit të Era Istrefit, ishte konceptuar si flamuri i Republikës së Kosovës!
Ngjyrat dhe përmbajtja. Ishte kjo skenografi e menduar qëlimshëm api koincidencë rasti, kjo nuk dihet, por nëse Serbia âsht ndi e provokueme nga festimi i golave me shqiponjë duarsh, nga futbollistët me origjinë kosovare të kombëtares zvicerane, atëherë edhe Rusia duket se është kthyer kundër Serbisë!? A do të reagojë FIFA?”, shkruhet në postimin e Matoshit.

Të ngjajshme