Hapet sezoni turistik në Vlorë (VIDEO)

13 Maj, 2018 - 2:00 pm

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me pamje nga qyteti i Vlorës, me rastin e çeljes së sezonit turistik.

“Me këto pamje nga çelja e sezonit turistik në Vlorë, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Kryeministri, teksa publikon një video.

Prej kohësh, Rama është kthyer në promovues të turizmit në vendin tonë.

Madje herë pas here ai publikon në rrjetet sociale artikuj dedikuar bukurive të trojeve shqiptare.

Më poshtë gjeni pamjet nga aktiviteti që i dha startin çeljes së sezonit turistik në qytetin bregdetar./ KultPlus.com

Të ngjajshme