Haradinaj: Si popull e kemi një dashuri të madhe për arsimin

7 Mars, 2019 - 11:40 am

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar shkollën fillore “Hasan Prishtina” me rastin e 7 Marsit.

Haradinaj ka thënë që misioni t’i edukuar brezat nisi në Korçë, ndërsa do të vazhdojë nga mësimdhënësit tanë.

“Në ditën e 7 Marsit, mësuesit i nderuam në shkollë Fillore “Hasan Prishtina”, ndër më të mëdhatë në Kosovë, duke i falenderuar për vetmohimin edhe në kohëra të vështira.

“Misioni do të vazhdojë, tani me kujdesin më të dinjitetshëm institucional”.

“Si popull e kemi një dashuri të madhe për arsimin, prandaj mësuesit po ia kthejmë dinjitetin e nxënësit po ia rrisim dashurinë për dije”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjajshme