Hardi, një afrikan me shpirt arbëresh

17 Qershor, 2021 - 10:26 pm

Hardi, një djalë i ri nga Afrika e ka gjetur veten mjaft mirë në Horën e Arbëreshëve.

Ai është një djalë që i pëlqen i gjithë komuniteti arbëresh, pasi jo vetëm mund të flasë arbërisht, por merr pjesë në mënyrë aktive në ngjarje kulturore duke treguar shumë interes për komunitetin.

“Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i integrimit që tregon se si Arbëreshët janë shumë mikpritës. Hardi është nga një vend i bukur nga Afrika dhe është një nder për ne që ai është bërë një anëtar i plotë i komunitetit tonë”, shprehet autori i fotos Mario Caliva. / KultPlus.com

Të ngjajshme